Të rinjtë e FRPD nisën një marshim protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ditën e djeshme nga një efektiv policie, i cili tashmë është i arrestuar.
Të rinjtë me pankarta në duar kanë marshuar nga Ministria e Brendshme te Kryeministria.
Protestuesit u shprehën se duhet drejtësi për Klodjanin, duke shtuar se kjo është qeveri e krimit.
“Ju jeni vrasës. Drejtësi për Klodjanin. Jep dorëheqjen. Rama ik. Kjo është qeveri e krimit”, thanë demonstruesit.
Efektivi i policisë, siç njoftoi policia në njoftim të saj për ngjarjen, i ka bërë thirrje të ndalonte të riut, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe efektivi e ka qëlluar.
25-vjeçari u qëllua shumë afër shtëpisë së tij rreth orës 1:45 të së martës. Ndërkohë arma e Rashës, siç njoftoi policia është gjetur 100 metra nga vendi i ngjarjes, çka tregon se nuk ka pasur shkëmbim zjarri me policinë.
Ndërkohë, babai i viktimës, Hasan Rasha, ka deklaruar se “ai nuk ka prek armë me dorë në të gjithë jetën e vet unë pranoj të pushkatohem”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.











