Ka ndodhur

Vrasja e kamerierit në Elbasan, arrestohet i riu që ndihmoi autorin e krimit të largohet

Gazeta Si – Një 34-vjeçar, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të vrasjes së njw kamerieri në zonën e Labinotit në Elbasan, Gazmend Kurmaku, është arrestuar nw Maliq.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 shkurt të vitit 2021, ku i dyshuari u kap në banesën e tij në Vloçisht.

Ndaj 34-vjeçariti, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”  për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra më 2 tetor të vitit 2021 për arsye banale, për një tavolinë që ishte e rezervuar.

Ai dyshohet se u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty. Autori i dyshuar vijon të jetë ende në kërkim nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë