Ngjarje

Vrasja e Ilaria Sulës, studentët e universitetit në Romë dalin në protestë

Vrasja me thikë në Itali e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, nga i dashuri i saj filipinas, ka shkaktuar hidhërim dhe solidarizim të jashtzakonshëm tek shumë të rinj dhe reja, e veçanërisht te bashkëstudentët e të resë në Universitetin “La Sapienza”.

Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan pasditen e kësaj të mërkure, në oborret e universitetit Italian.

Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelëse në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.

“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi”,- kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.

Universiteti i Sapienzas, aty ku studionte Ilaria, ka reaguar me anë të një postimi në rrjet, ku shkruan se i shpreh ngushëllim familjarëve dhe të dashurve të 22-vjeçares dhe se janë zemërthyer nga “ky akt mizor dhe brutal i femicidit”

“Fatkeqësisht, Ilaria u gjet pa jetë. Një akt mizor dhe brutal i femicidit, që na lë pa fjalë dhe zemërthyer. Në këtë moment pikëllimi, mblidhemi rreth familjes së studentes sonë, njerëzve të saj të dashur dhe gjithë komunitetit studentor Sapienza, të cilët ditët e fundit janë bashkuar dhe të dëshpëruar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë