Gazeta Si – Zgjerohet rrezja e hetimeve për bashkëpunëtorët e dyshuar të Mark Samsonit në vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula pas hetimeve (deri tani pa rezultate) ndaj dy miqve të tij, me të cilët ka qenë në shoqërinë e natës së 1 prillit.
Përveç kërkimit të gjurmëve të reja të gjakut në banesën e familjes së djalit filipinas në via Homs, hetuesit dhe policia shkencore, sekuestruan edhe disa palë këpucë të gjetura brenda shtëpisë.
Këpucët duket se nuk i përkasin djalit dhe duket se ushqejnë dyshimet për babanë e 23-vjeçarit apo një anëtar tjetër të ngushtë të familjes.
Dikush që ka ndërhyrë edhe pas krimit, por që do ta kishte ndihmuar Markun që ta çonte trupin në makinë dhe ta hidhte poshtë shpatit në Capranica Prenestina në Romë.
Dhe pikërisht në këpucë, si dhe në valixhen, ku trupi i Ilarias ishte mbyllur pasi ishte futur në një qese plehrash, u gjetën mbetje të ADN-së mashkullore që nuk i përkisnin Mark Samsonit.
Në çdo rast, duhet vërtetuar nëse këto janë gjurmë të vjetra apo jo. Hetimet e tjera të lidhura me këpucët kanë të bëjnë me gjurmët e gjetura në vende të ndryshme, nga shtëpia e vetë filipinasit, në valixhe, deri në vendin ku ai vendosi, nuk është e qartë nëse me instruksionet e tij apo të dikujt, të ngarkonte trupin e studentes shqiptare.
Mungojnë edhe arma e vrasjes (thikë kuzhine) dhe telefoni i vajzës, të cilin Marku thotë se e ka hedhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.