Nga Gazeta ‘Si’- Ndërsa Hamasi njoftoi të mërkurën se lideri i saj politik, Ismail Haniyeh, u vra në një sulm izraelit në Iran, ku ai kishte marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të vendit, tha se ngjarja nuk do të kalojë pa pasoja.
“Ne shprehim ngushëllimet tona për popullin palestinez që ka sakrifikuar qindra mijëra martirë si Haniyeh për të jetuar në paqe në atdheun e tyre nën çatinë e shtetit të tyre. Edhe një herë, është bërë e qartë se qeveria Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Ministria e Jashtme përsëriti se akti i Izraelit synon të përshkallëzojë luftën në Gaza në shkallë rajonale dhe se nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndërhyn për të ndaluar Izraelin, i gjithë rajoni do të përballet me konflikte shumë më të mëdha.
Zyrtari i lartë Sami Abu Zuhri i tha Reuters se vrasja e Haniyeh shënon një “përshkallëzim të rëndë” dhe tha se Hamasi është “i bindur në fitore”.
Ai gjithashtu tha për mediat e lidhura me Hamasin se “Me këtë sulm Izraeli duhet të kuptojë se ka hapur zjarr mbi vetveten, jo ndaj Ismail Haniyeh”.
Musa Abu Marzouk, një anëtar i byrosë politike të grupit, tha se vrasja “nuk do të kalojë pa pasoja.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.