Policia vijon kontrollet dhe hetimet për vrasjen e efektivit të FNSH Shkodër, Xhulio Prela.
Mësohet se policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatrat e Kurbinit dhe Lezhës, ndërsa janë shoqëruar disa persona.
Sipas policisë, vrasësi ose vrasësit mund të jenë nga këto zona por pa dhënë detaje më të hollësishme, kjo edhe për shkak të sekretit hetimor.
Xhulio Prela u ekzekutua ditën e shtunë, teksa po kthehej me makinën e tij nga Shkodra.
Ai u qëllua me tre plumba nga një distancë e afërt dhe një plumb në zemër i mori jetën 26-vjeçarit.
Ende mbetet mister motivi i vrasjes, por po hetohen çështje që lidhen me detyrën e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




