Nga Gazeta ‘Si’-Pika kufitare në Bërnjak është mbyllur për hyrje nga Serbia.
Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër nga grupe kriminale.
Në lidhje me ngjarjen, kanë reaguar të gjithë liderët e shtetit, ku e kanë dënuar si akt dhe kanë bërë thirrje që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.
Policia njofton se të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren por të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




