Gazeta Si - Policia e Tiranës është kthyer në vendin e krimit dhe ka kryer disa prova mbrëmjen e së premtes në sheshin ku u ekzekutua Eduart Reçi në Tiranë pranë Fakultetit Ekonomik në rrugën e Elbasanit.
Eksperimenti është bërë me qëllim për të zbuluar vendin dhe pozicionin që autorët kanë përdorur në momentin kur kanë qëlluar me një plumb në kokë 52-vjeçarin.
Ndërkohë fillimisht grupi hetimor kishte dyshime se biznesmeni ishte qëlluar nga taraca e një ndërtese aty pranë, por nga provat dyshohet se autori ka qenë në lartësi më të ulët, jo në taracë, ndoshta në një prej kateve.
Dyshohet se ka qenë në një pallat me ngjyrë të kuqe në afërsi, i pozicionuar. Pritet që policia kriminale të kryejë sërish eksperimente të tjera, pasi ka akoma paqartësi. Arma e përdorur në vrasje është pistoletë sportive e llojeve të reja, ndërsa po pritet ekspertiza e predhës për ta vërtetuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.