Ka ndodhur

Vrasja e Dritan Lamajt, Arben Frroku kërkesë GJKKO-së: Më llogarisni vitet e paraburgimit

I akuzuari për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku, i është drejtuar sot (e enjte) me një kërkesë Gjykatës së Posaçme.

Arben Frroku i kërkon GJKKO-së t’i llogarisë edhe kohën e paraburgimit, që ka qëndruar në Greqi, kur u kap në vitin 2013. 

Kërkesa e Frrokut po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.  

Frroku është dënuar nga ish-Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim iu konvertua me 18 vite burg në Holandë.

Shteti holandez ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut drejt Shqipërisë.

Ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj u ekzekutua në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë nw vitin 2013, ku dy persona i kanë bërë pritë kryekomisar Lamajt.

Ai ka qenë dukë udhëtuar në mjetit e tij dhe po shkonte drejt shtëpisë dhe në momentin që ka zbritur nga makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Autori ishte Arben Frroku, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë