Nga Gazeta Si- Arrestohet një 30-vjeçar italian, si i akuzuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar, Fatmir Ara. 30-vjeçari italian nga Mathi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije nga mediat italiane u arrestua mbrëmë.
Sakaq, 43-vjeçari u gjet i vrarë të dielën në zonën e Torinos. Autopsia, e kryer dje, konfirmoi se ai ishte vrarë me të paktën tre të shtëna arme në fytyrë. Për momentin nuk dihet nëse i arrestuari ka vepruar i vetëm apo me bashkëpunëtorë apo cili ka qenë motivi i ngjarjes.
Viktima ishte në arrest shtëpiak, pasi ishte akuzuar për menaxhim të shitjes së drogës në Ciriè dhe rrethinë.
Pista kryesore e policisë është ajo e larjes së hesapeve mes bandave, ndërkohë që pritet që përfundimi i hetimeve të zbardhë më shumë të dhëna.
Policia është përqendruar dhe në të shkuarën e tij, nga precedentë të ndryshëm penalë dhe ato nuk përjashtojnë asnjë pistë, veçanërisht atë të drogës dhe larjes së hesapeve.
Fatmir Ara kishte precedent penalë për trafik droge, i akuzuar në të shkuarën si kapo i një bande trafikantësh që fitonin mbi 700 mijë euro në vit, por që prej një viti e kishte shlyer dënimin me drejtësinë italiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.