Drejtësia

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, lihen në burg ish-ortaku dhe roja i karburantit

Gazeta Si – Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Xhino Agon dhe Kujtim Pishën, dy prej të arrestuarve lidhur me atentatin e mbrëmjes së 30 nëntorit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla.

Ago, ish-ortak me të ndjerin, dyshohet se ka patur mosmarrëveshje në biznes dhe për shkak të kësaj, ka siguruar kushtet për autorët që kryen vrasjen.

Ndërsa Kujtim Pisha, është roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, që është nën pronësinë e biznesmenit të vrarë. Pisha akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës duke mos dhënë dëshmi për vrasjen e ndodhur.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Ndërsa prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie për të arrestuarin Nevzat Spaho, i cili dyshohet se ka qenë ekzekutori i biznesmenit. Pritet që gjyqi ndaj tij të zhvillohet gjatë fundjavës.

Në kërkim janë edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohen si pjesëmarrës në atentat, Marsel Arani e Armando Kola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë