Gazeta Si – Gjykata e Lezhës ka dërguar për gjykim shtetasin portugez, Ruben Saraiva i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Renis Sheshi, ndërsa i riu portugez do të përballet me akuzat për ‘vrasje me dashje’ për interes sipas ne it 78/2 e 25 te Kodit Penal dhe ‘armëmbajtje pa leje’ sipas nenit 278/1 të Kodit Penal.
Sipas Gjykatës, rezulton të ketë prova mjaftueshëm për t’u gjykuar për këto vepra. Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.
Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Për krimin të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes.
Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e sagës së hakmarrjes që familja e viktimës kanë pasur me fisin Lekstakaj prej dekadash, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



