Drejtësia

Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në Memaliaj, gjykata lë në burg Blerti Kanushin

Gazeta Si - Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën arrest me burg për Blerti Kanushin 23-vjeçarin e dyshuar si vrasësi i Faik Ajdinit më 19 Gusht.

Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Darovi Ajdini e dyshuar si përkrahëse e autorit të krimit si dhe për akuzën e fshehjes së këtij krimi. Kjo e fundit akuzohet për zhdukje të provave të krimit.

Fillimisht ka qenë prokurori Bledar Bala, i cili përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zhapokik të Memaliajt. Ai ka dokumentuar me prova materiale të gjithë veprimtarinë.

Mësohet se Kanushi ka qëndruar tërë kohës i heshtur në sallë dhe nuk ka reaguar në asnjë moment, duke i lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij Malo Sadikaj.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit. Kanushi në bashkëpunim me persona të tjerë vrau me thikë 72-vjeçarin Faik Ajdini.

Skënder Ajdini, Bledar Ajdini dhe Darovi Ajdini kanë përkrahur autorin, duke tentuar të zhdukin çdo provë të krimit.

Siç ka raportuar policia, ka qenë çifti Skënder dhe Darovi Ajdini që e kanë nxitur 23 vjeçarin drejt krimit të rëndë. Motivi dyshohet të jetë bërë një gardh që ndante pronat e fqinjve në fshatin Zhapokikë 2 në memaliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë