Pas dy orësh shqyrtimi, Gjykata e Trevisos i dha dënimin maksimal Bujar Fandajt , 40-vjeçarit me origjinë nga Kosova, i cili rrëfeu vrasjen e Vanessa Ballan, 26 vjeç, gruas që ishte shtatzënë në kohën e krimit.
Vrasja ndodhi më 19 dhjetor 2023, në Riese Pio X (Treviso). Salla e gjyqit ishte kapluar nga emocionet, teska prindërit e vajzës shpërthyen në lot kur u lexua vendimi.
“Drejtësia është bërë, por jeni të mallkuar për jetë”, bërtitën ata.
Bujar Fandaj, i përfaqësuar nga avokatet Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli, mori pjesë në dhënien e vendimit dhe më pas u dërgua përsëri në burg. Më 19 dhjetor, dy vjet më parë, Vanessa Ballan u gjet e vdekur në shtëpi nga partneri i saj me plagë të shumta thike.
Dyshimi u përqendrua menjëherë te Bujari, me të cilin Ballan kishte pasur më parë një lidhje romantike, të cilën ajo e përfundoi në verën e vitit 2023 me vendimin e saj. Një vendim që ai dyshohet se nuk e pranoi dhe për të cilin dyshohet se mori hak.
Pasi hyri në shtëpi duke hapur me forcë një dritare, Bujari e sulmoi gruan e re, nënë e një fëmije 5 vjeç dhe shtatzënë me partnerin e ri, e goditi tetë herë me thikë përpara se të largohej duke u përpjekur të planifikonte arratisjen e tij nga Italia. Burri u arrestua nga karabinierët disa orë më vonë në shtëpinë e tij, ku ai pranoi krimin, megjithëse më vonë u përpoq të mohonte paramendimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



