Ka ndodhur

Vrasja e 24-vjeçarit në Tropojë pas një sherri, vetëdorëzohet autori i dyshuar Saimir Sadiku

Gazeta Si – Saimir Sadiku, autori i dyshuar i vrasjes së Sajmir Pepkolajt rreth dy muaj më parë, është vetëdorëzuar në polici këtë të mërkurë.

Sadiku, 40 vjeç, ishte në kërkim që prej 11 orrikut (2024), kur goditi me thikë 3 persona pas një sherri për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Breg-Lumë të Tropojës. Si pasojë e plagëve, 24-vjeçari Peplokaj humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Për këtë ngjarje policia kishte vënë në pranga 5 persona të tjerë, të akuzuar se kishin ndihmuar Sadikun. Ndërsa ky i fundit kishte mundur të arratisej e fshihej në Tiranë. Pas kontrolleve të shumta dhe negociatave, 40-vjeçari u vetëdorëzua.

“Vihet në pranga shtetasi  Saimir Sadiku, i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.  Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë.  Një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi 5 shtetas që përkrahën shtetasin Saimir Sadiku , pas vrasjes me mjete prerëse të 24-vjeçarit dhe të plagosjes së dy shtetasve të tjerë.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim Saimir Sadiku  40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Saimir Sadiku akuzohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe vëllanë e Valentin Pepkolaj, Adrian Pepkolajn, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital”, thotë Policia e Tropojës në një njoftim për media.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë