Ne rrjet

Vrasësi me pagesë nga Ekuadori thyen kodin e heshtjes për mafien shqiptare: Nëse dështon, të heqin qafe!

“Junior” është një ndihmës i Carlos El Diablo, kreu i degës së Ekuadorit të bandës famëkeqe kriminale të Amerikës së Jugut, “Latin Kings”. “Junior” tregoi se ka nisur të vrasë që në moshën 14-vjeçare dhe refuzoi të flasë me emër për shqiptarët, për të cilët ka punuar apo shqiptarin më të fundit “Mr Big” në Ekuador.

Gazeta Si - Një vrasës me pagesë ekuadorian, i cili punonte për grupet kriminale të trafikut të drogës, ka rrëfyer skemën se si funksionojnë klanet shqiptare në vendin amerikano-latin.

"Daily Mail", ka publikuar detaje të reja nga dokumentari që flet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Britaninë e Madhe, shqiptarët dhe lidhjet e tyre me trafikantët vendas.

Sipas gazetës britanike, “Junior”, një emërr i rremë), është ndihmës i Carlos “Djallit”, drejtuesi i bandës famëkeqe kriminale të Amerikës së Jugut, “Mbretërit Latinë”.

Junior theu kodin e heshtjes së mafies për të përshkruar se si bandat shqiptare operojnë. Bosët shqiptarë shfaqen si biznesmenë dhe investitorë, duke përdorur identitete false.

"Junior", duke folur për gazetarin e 'Daily Mail"

Ata marrin me qira shtëpi të shtrenjta, me siguri të lartë dhe e kalojnë kohën në palestër ose restorante apo hotele të shtrenjta. Shumica e tyre janë vendosur në Guayaquil. Sipas Byrosë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve të SHBA-së, ky qytet është një nga qendrat logjistike për kokainën që shkon në Europë dhe pjesën tjetër të botës.

LEXO EDHE:
- Investigimi i ‘Daily Mail’: Si e kontrollojnë shqiptarët trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Britani
- Si dhe pse shkuan, gjuha, jeta e korrupsioni në drejtësi. 15 arsye pse mafia shqiptare bën ligjin në Ekuador

“’Mbretërit Larinë’ në Guayaquil trafikojnë drogë që e ka origjinën nga Kolumbia dhe Bolivia. Kokaina shkon përmes kontejnerëve nga Ekuadori drejt Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Personi në krye që punon me shqiptarët është Carlos “Djalli”. Personat që punojnë në porte paguhen për të ndihmuar bandat kriminale. Ka punëtorë të korruptuar në një kantier privat të quajtur Contecon. Ata që janë në krye të detyrës për të kyçur dhe shkyçur kontejnerët blihen me ryshfet. Po ashtu edhe stafi i sigurisë që është për të vëzhguar kamerat. Çmimi i kokainës është 28 mijë Dollarë për kilogramë. Ndonjëherë futen në një kontejner 300 kilogramë, kështu që bëhet fjalë për shuma të mëdha parash”, tha Junior.

Guajakili, baza e trafikut të drogës që përdoret gjerësisht nga grupet shqiptare

Ai po përpiqet që të largohet nga jeta si kriminel. “Carlos punon me shqiptarët të cilët jetojnë në Guayaquil. Ndonjëherë takohen në Qendrën Tregtare “Del sol” ose në qendra të tjera. Ata janë përgjegjës për mallin dhe vlerën se sa (kokainë) do të dërgohet… Shqiptarët japin paradhënie për dërgesat e drogës, saktësisht gjysmën e shumës. Shqiptarëve nuk u pëlqen të të përshëndesin kur janë jashtë kësaj pune. Në një rast një shqiptar më tha: Nëse më sheh ndonjëherë jashtë këtij takimi, nuk më njeh. As mos më shiko fare”, tha Junior.

Junior thotë po ashtu se ata janë eficentë, por të pamëshirshëm. “Sapo mbaron punë me një shqiptar nuk dëgjon më për ta deri në dërgesën tjetër. Nëse dështon, ata të vrasin”, tha ai.

I ashtuquajturi “Junior”, tregoi se ka nisur të vrasë që në moshën 14 vjeçare dhe refuzoi të flasë me emër për shqiptarët me të cilët ka pasur punë apo shqiptarin më të fundit 'Mr Big' në Ekuador.

“Daily Mail” në këtë rast i referohet Dritan Rexhepit, kreut famëkeq të grupit kriminal që merret me trafik droge. Rexhepi, edhe pse i dënuar me 13 vite burg u lirua me kusht, për t’u zhdukur më pas pa lënë gjurmë.

Policia ekudoriane sekuestron thasë me kokainë në portin e Guajakilit

Në Shqipëri, Rexhepi është burgosur për 25 vjet në mungesë për dy vrasje. Po ashtu, ai kërkohet në Itali dhe Belgjikë dhe ka disa identitete.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të Doganave në Ekuador ka katër mënyra që përdorin trafikantët në porte.

Një prej tyre është hapja e një kompanie, metodë e përdorur nga shqiptarët, të cilët e krijojnë vetë ose blejnë një biznes ekzistues për të fshehur kokainën përpara transportit.

Një tjetër teknikë është hapja e kontejnerëve që janë me produkte të ligjshme dhe aty fshehin kokainën. Pastaj i vulosin me vula false dhe kur ngarkesa mbërrin në Europë, droga merret nga bandat e tjera që operojnë në vendin pritës.

Anëtarët e vëllazërisë kriminale shqiptare, filluan të mbërrinin në Ekuador rreth 10 vjet më parë, jo shumë kohë pasi presidenti i majtë, Rafael Correa vendosi që të huajt të mund të qëndronin për gjashtë muaj pa viza.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë