Ka ndodhur

Vrasaj e Klodian Rashës, ish-efektivi ankimon dënimin me 10 vite burg

Ish-efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj i dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha i është drejtuar Gjykatës së Apelit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen. Ndërkohë, ankim për vendimin është ushtruar edhe nga Prokuroria e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. Ndërsa më herët, organi i akuzës kërkoi që ish efektivi të dënohej me 20 vite heqje lirie.

Nevaldo Hajdaraj akuzohet se në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit të vitit të shkuar vrau me armën e shërbimit Klodian Rashën, teksa ky i fundit kishte thyer orën policore. Hajdaraj pretendoi se qëlloi ndaj të riut pasi kishte parë një armë në duart e Rashës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë