Ka ndodhur

Vranë me thikë 43-vjeçarin në Selanik, arrestohen në Korçë autorët e dyshuar

Dy persona, të cilët dyshohen si autorë të një vrasjeje të ndodhur në maj të vitit 2020 në Selanik, janë vënë në pranga.

Policia e Korçës, thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Radaneci 2021”, u dokumentua me prova ligjore autorësia edhe e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur një vit më parë në Selanik, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga qyteti jug-lindor.

Lidhur me ngjarjen, është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R.T.

Sipas policisë, të arrestuarit janë O.Xh., 24 vjeç dhe M.G., 32 vjeç, banues në Korçë, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Në 18 maj të 2020-ës, pas një konflikti të çastit, mbeti i vrarë 43-vjeçari S.D., nga Korça.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë