Gazeta Si - Tre persona janë arrestuar në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë plagosur 60-vjeçarin Nuri Basha në qershor të 2022, i cili më pas humbi jetën në spital.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, është ekzekutuar masa “arrest me burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim për 3 shtetas, të cilët ishin nën hetim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Të arrestuar janë shtetasit, E.T., 49 vjeç, A.T., 64 vjeç dhe L.K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi.
Policia thotë se ata kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.