Nga Gazeta ‘SI’ – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.
I shoqëruar nga familjarët e tij, Berisha u ndal për një komunikim me median.
“Thirrje zemre për çdo qytetar; të votojnë për veten, për fëmijët, për pensionet, për rrogat, për punën, biznesin, fermën e tyre. të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Do të kemi një ditë të dytë vere. Kjo është thirrja ime; votoni!”, tha Berisha në një deklrataë të shkurtër.

Ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, bashkëshortja e tij Armina Mevlani.
Gjithashtu ishin edhe dy fëmijët e Shkëlzen Berishës, të cilët votojnë për herë të parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




