Politike

Voton Begaj: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre pa presion

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti Bajram Begaj ka votuar në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

Pasi hodhi votën në kuti, Begaj u bëri thirrje qytetarëve të votojnë.

“Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, për vendin dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një rëndësi të veçantë për faktin që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE, për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira.

Kjo e diel duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste, ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin, pa presion, që zëri i tyre të dëgjohet. Po kështu duhet të jetë i gjithë ky proces. Uroj më të mirën për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Begaj.

Ai kritikoi edhe gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga aktorët politikë. “Në fushatë zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh e programesh, në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë gjuhë bullizuese”, tha Begaj.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë