Politike

Votimi nga jashtë / Mbi 8500 emigrantë të regjistruar në aplikacionin e KQZ

Nga Gazeta ‘Si’- Kanë kaluar më shumë se dy ditë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 8529 emigrantë me banim në Diasporë.

Nga aplikimet e bëra, 1024 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominojnë me 72.13% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë