Nga Gazeta ‘Si’- Ndërsa kanë kaluar disa ditë që nga nisja e regjistrimit të emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit, të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se deri tani janë bërë mbi 42 mijë aplikime.
Referuar të dhënave të KQZ, janë miratuar 18 164 prej tyre ndërsa të refuzuara janë 10 552 kërkesa.
Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 27 403 (65%) kërkesa, ndërsa femrat janë 14 764 (35 %).
Sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç (me 12 183 kërkesa) më pas grup-mosha 36-45 vjeç (me 11 672 kërkesa).
Nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 8012 dhe mbi 56 vjeç janë 6153 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 4147 të tilla.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës.
Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 13 767, e ndjekur nga Greqia me 10 298, Gjermania me 6032, si dhe nga SHBA me 3804.
Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve mbetet për Tiranën me 8805, më pas bashkia e Fierit me 6924, Korça me 4903 dhe Durrësi me 3548.
Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.