Politike

Votimi në Parlament / Zgjidhen automatikisht anëtarja e KLGJ-së dhe anëtari i KLP-së (emrat)

Nga Gazeta 'Si'- Seanca në Kuvend ka përfunduar punimet këtë të enjte.

Rezoluta për KLSH kaloi me 73 pro, nga po ky numër i pranishëm deputëtësh në sallë. Po kështu edhe Shërbimi Veterinar, me të njëjtin numër votash.

Seanca vijoi më pas teksa Spiropali kërkoi votimin e kryetares së KLGJ-së. Violanda Theodhori zëvendëson në institucionin e drejtësisë Llagamin dhe kaloi automatikisht, pasi ishte rendi i tretë i votimit sipas ligjit.

Theodhori vjen nga Shoqëria Civile dhe me 69 vota pro zgjidhet automatikisht.

Po kështu Alfred Ballën te KLP, pasi humbi mandatin për shkak të vendimit të KPA, e zëvendëson Erjon Fejzulla, po me 68 vota pro dhe kalon automatikisht.

Votimi vijoi me zgjedhjen e kreut të AMF, Pajtim Melani, por që mori vetëm 12 pro dhe 58 kundërr, teksa u rrëzua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë