Gazeta Si – Votimi elektronik në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës, po shkon normalisht. Gjatë daljeve për media të komisionerit të KQZ, Ilirjan Celibashi tha se thuajse më pak se një orë nga mbyllja e kutive të votimit, raportimet tregojnë se procesi ka qenë i rregullt.
Pas kryerjes së identifikimit biometrik, votuesi me ndihmën e një operatori përgjegjës do të vendoset para pajisjes PEVN, ku do t’i shfaqet fleta e votimit, në të cilën do të respektohet e njëjta procedurë si në fletën fizike.
KQZ më herët ka testuar pajisjet PEI, të cilat bëjnë të mundur identifikimin biometrik për zgjedhësit.
Pikërisht në zgjedhjet e 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve testoi për herër të parë pajisjet PEVN, të cilët shërbejnë për votimin dhe numërimin elektronik të votave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




