Nga Gazeta 'Si'-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka propozuar partive politike që votimi elektronik të bëhet në qarqet Elbasan dhe Durrës.
Në letrën e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve thuhet se votimi elektronik nuk mund të kryehet në 5 qarqe, ashtu siç ishte diskutuar më parë me partitë politike.
Celibashi shprehet se KQZ vlerëson të domosdoshëm një mendim të partive politike në lidhje me këtë propozim, duke i ftuar që ta percjellin atë pranë KQZ, jo më vonë se data 19 Tetor 2024.
“Periudha nga sot deri në 20 prill 2024 që është data e parë e mundshme e zhvillimit të zgjedhjeve në fjalë apo deri në datën 1 Maj që është data e fundit e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2025, është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elemtentëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij votimi në këtë numër qarqesh”, thuhet në letrën e KQZ-së.
Pse këto dy qarqe?
Në Elbasan kjo formë votimi është mundësuar edhe në zgjedhjet e 14 majit ndërsa në Durrës KQZ e propozon për shkak të lehtësive logjistike dhe njerëzore që ky qark ofron krahasuar me të tjerët.
Në letrën e KQZ theksohet se ky lloj votimi kërkon një numër të madh njerëzish në terren dhe praktika e identifikimit elektronik në Durrës, në përgjithësi rekrutimi i personalit të posaçëm për këto zgjedhje, është më i lehtë se në qarqet e tjera të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.