Sali Berisha deklaroi të enjten në mesditë se nuk mban përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke lënë të kuptohet se votëbesimi ndaj tij në Kuvendin Kombëtar të 2 dhjetorit do të jetë thjesht formalitet.
“Për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit në kod dhe moral, mban përgjegjësi vetëm ai që vjedh. Dita e zgjedhjeve nuk është ditë e provës së forcës, por ditë integriteti. Duke thënë këtë, Berisha mban përgjegjësi për çdo lloj dobësie të shfaqur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe me radhë, por me vjedhjen, s’ka askush përgjegjësi se hajduti vjedh dhe vjedh. Përgjegjësinë e ka hajduti. Ndaj duhet të mësohemi që t’i japim mësim atyre që vjedhin. Demokratët janë të mirëpritur në Kuvend”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.