Politike

Vota e diasporës, Rama mbledh online drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e bashkive. Qëllimi i këtij takimi i cili është zhvilluar online ka qenë raportimi i drejtuesve politikë socialistë për çdo qark që ata drejtojnë për votën e diasporës.

Mësohet se drejtuesit kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve që kanë në qarqet e tyre, në përmbushje edhe të afateve që iu vendosën në mbledhjen e kryesisë.

Ky takim vjen një ditë para mbajtjes së konferencës së tretë ndërqeveritare me BE-në, ku Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar.

Nesër në Bruksel, Shqipëria hap kapitullin 30 për “Marrëdhëniet e jashtme” dhe kapitullin 31 për “Politikën e Jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë