Ka ndodhur

Vorë, 64-vjeçari humb kontrollin e makinës, ndërron jetë në vend

Nga Gazeta Si- Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Muçaj në Vorë dhe paraprakisht dyshohet se 64-vjeçarin A.A, e ka zënë gjumi në timon.

Megjithatë policia nuk përjashton as faktin se viktima mund të ketë pasur probleme shëndetësore.

‘Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë