Gazeta Si – Tenistja çeke mundi pastër, 6-3, 6-3 ukrainasen Svitolina, kurse tuniziania, nënkampione në fuqi, eliminoi Sabalankën pas 3 setesh, 6-7, 6-4 dhe 6-3.
Akti i fundit i Uimbëlldonit për femra është Vondrousova-Jabeur. Surpriza është tenistja çeke, numri 42 në botë, e cila fitoi bindshëm gjysmëfinalen kundër ‘wild card’ ukrainase Elina Svitolina. Vondrousova do të luajë finalen e dytë Slam në karrierë ditën e shtunë.
Marketa magic 🪄#Wimbledon | @VondrousovaM pic.twitter.com/V5eWZD2HfJ
— Wimbledon (@Wimbledon) July 13, 2023
Që nga fillimi Svitolina vuajti shumë në shërbime dhe bëri dy gabime të pafalshme, duke i dhënë mundësinë Vondrousovës ta mbyllte setin e parë 6-3. Me rikthimin në fushë ukrainasja hasi sërish vështirësi ndaj një kundërshtareje të frymëzuar dhe cinike. Marketa Vondrousova arrin finalen e dytë Grande Slam, pas asaj të 2019-ës në Roland Garros.
Ons Jabeur është finalistja e dytë, falë fitores 6-7, 6-4 dhe 6-3 ndaj Arina Sabalenkës, që mbetet kështu numri 2 në botë, pasi duhej të fitonte për të parakaluar Iga Shviatek. Tunizianja ishte me ide të qarta dhe e vuri në vështirësi bjellorusen, që gjithsesi fitoi setin e parë.
Back-to-back #Wimbledon finals for @Ons_Jabeur ✨ pic.twitter.com/qsfq7sP3hW
— Wimbledon (@Wimbledon) July 13, 2023
Sabalenka arriti ‘break’-un e parë të ndeshjes, por Jabeur reagoi dhe barazoi rezultatin. Në setin e 3-të Jabeur tregoi një nivel të lartë, duke fituar me meritë një vend në finalen e së shtunës, që për të është e dyta radhazi në Uimbëlldon.
The 2023 Ladies' Singles final is set.#Wimbledon pic.twitter.com/Gu3lgPUtn1
— Wimbledon (@Wimbledon) July 13, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.