Kosova

Von der Leyen viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën sot.

Von der Leyen do të ketë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Me Osmanin takimi do të jetë në orën 09:45 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media. Ndërsa, Von der Leyen me Kurtin do të takohet në orën 11:00.

Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, ku së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin Edi Rama.

Më pas më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më pas më 25 tetor, ajo ishte Serbi dhe zhvilloi takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe jo kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, pasi ai u takua me ministrin për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Të njëjtën ditë më 26 tetor pas Kosovës, Von der Leyen do të jetë në Mal të Zi e do të pritet nga presidenti malazez  Jakov Milatoviç dhe kryeministri Milojko Spajiç./Zëri/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë