“Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së koronavirusit”
Kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’. “E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm. Pa vaksinë, ne duhet të kufizojmë sa më shumë kontaktet me të moshuarit, veçanërisht ata të vendosur në shtëpi pleqsh”
“Fëmijët dhe të rinjtë më vonë do të gëzojnë më shumë liri të lëvizjes sesa të moshuarit dhe ata me probleme mjekësore para-ekzistuese ,” tha ajo. Në mënyrë që të vaksinohemi sa më shpejt që të jetë e mundur, ne jemi tashmë në konsultim me kompanitë farmaceutike në lidhje me potencialin e një prodhimi global“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




