Politike

Von der Leyen: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian

Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nisi turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, duke bërë ndalesën e parë në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit.

“Jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi,” tha Von der Leyen me anë të një postimi në X pas takimit me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Presidentja e Komisionit Evropian, ka zhvilluar takime herë pas here me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me në fokus procesin e negociatave për anëtarësim. Që kur ka marrë këtë detyrë, Von der Leyen e ka shprehur se është e përkushtuar ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë