Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i një rëndësie të madhe, vendimtar për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.
Ajo tha se shpreson që të dyja palët të “shfrytëzojnë momentin” në dialog dhe të jenë konstruktive në bisedimet e ardhshme.
Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një interviste të organizuar nga Agjencia Evropiane e Lajmeve.
Për bisedimet e 18 marsit në Ohër, Von der Leyen tha se është mundësi për të dyja palët dhe shprehu shpresën se ato do të jenë konstruktive.
Kujtojmë se për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Von der Leyen ka folur ditë më parë edhe me presidentin amerikan, Joe Biden.
Dy zyrtarët e lartë këtë diskutim e bënë gjatë një takimi që patën më 11 mars në Shtëpinë e Bardhë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



