Politike

Von der Leyen në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama (foto)

Nga Gazeta ‘Si’- Tirana do të jetë kryeqendra e rajonit sot dhe nesër(13-14 tetor) pasi mirëpret Forumin e Investimeve EU-WB6, me pjesëmarrjen e liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në axhendën e zbardhur të këtij forumi, pas fjalës së mirëseardhjes të kryeministrit Edi Rama një fjalim do të mbajë edhe Von der Leyen.

Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Para ceremonisë Ursula von der Leyen takoi edhe Presidentin Bajram Begaj në Presidencë.

Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Presidentja e Komisionit Evropian, ka zhvilluar takime herë pas here me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me në fokus procesin e negociatave për anëtarësim. Që kur ka marrë këtë detyrë, Von der Leyen e ka shprehur se është e përkushtuar ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Përpos procesit të negociatave, do të diskutohet edhe Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë