Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka biseduar të martën, 27 qershor me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e uljes së tensioneve në veri.
Ajo i shtohet numrit të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë që, përmes bisedave të tilla, po bëjnë përpjekje për të siguruar stabilizim të situatës.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka përmendur edhe nevojën e rikthimit të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizim të marrëdhënieve.
Ajo ka thënë se do të bisedojë më vonë gjatë ditës edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të banuara me shumicë serbe kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




