Kosova

Von der Leyen – Biden: Propozimi franko-gjerman në tavolinë!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Amerikës, Joe Biden, ku kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar vetë Von Der Leyen në një konferencë për media.

Der Leyen pas takimit që ka pasur me Joe Biden ka theksuar se edhe Brukseli edhe Washingtoni e përkrahin plotësisht procesin e negociatave.

E pyetur për propozimin franko-gjerman, politikania gjermane ka thënë se tashmë palët e kanë atë propozim në tavolinë bashkë me udhërrëfyesin e si duhet të implementohet dhe se presin që Kosova dhe Serbia të tregohen konstruktive në këtë proces.

“Propozimi është tashmë në tryezë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrijmë atje. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive. “E kemi prekur këtë temë shkurtimisht. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi vazhdon. Nuk është e lehtë. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët për këtë dialog” ka thënë Von Der Leyen para gazetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë