Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se do të ketë “kundërmasa reciproke” për SHBA-në, presidenti i së cilës miratoi tarifat 25% për importet e celikut dhe aluminit.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se masat do të hyjnë në fuqi më 4 mars.
Von der Leyen tha në një deklaratë se ndjente keqardhje të thellë për vendimin e SHBA, duke shtuar se tarifat ishin taksa të këqija për biznesin dhe më keq për konsumatorët. Eksportet e çelikut të BE-së në SHBA kanë qenë mesatarisht rreth 3 miliardë euro (3.10 miliardë dollarë) në vit gjatë dekadës së fundit.
“Tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbeten pa përgjigje – ato do të shkaktojnë kundërmasa të forta dhe proporcionale. BE do të veprojë për të mbrojtur interesat e saj,” tha ajo.
Një opsion do të ishte riaktivizimi i tarifave të vendosura nga BE në 2018, të cilat u pezulluan sipas një armëpushimi të rënë dakord midis von der Leyen dhe ish-presidentit të SHBA Joe Biden.
Tarifat e BE-së për produktet amerikane si uiski borbon, motoçikletat dhe lëngu i portokallit janë pezulluar aktualisht deri në fund të marsit.
Shefi i tregtisë së BE-së Maros Sefcovic e përshkroi vendimin e SHBA në një fjalim në Parlamentin Europian si një “skenar humbje-humbje”. Ai shtoi se Komisioni tani po vlerëson shtrirjen e masave të SHBA-së dhe reagimin e duhur të BE-së.
Vendimi i fundit tregtar i Trump i shtyu çmimet e arit në një rekord të lartë të martën për shkak të kërkesës për strehë të sigurt, me metalin e çmuar që arriti në 2.942.70 dollarë në fillim të tregtimit.
Komisioni do të dëgjojë pikëpamjet e 27 anëtarëve të tij të BE-së mbi përgjigjen e bllokut në një video-konferencë të ministrave të tregtisë të Bashkimit Europian të mbledhur të mërkurën.
Tarifat e çelikut dhe aluminit të vendosura nga Trump në vitin 2018 u pezulluan nga pasardhësi i tij Joe Biden. Megjithatë, ato u zëvendësuan me kuota.
Prodhuesit e çelikut të BE-së kanë parë që vëllimet e eksporteve në Shtetet e Bashkuara të bien me rreth 1 milion ton në 2.2 milion në 2019-2024.
Një shqetësim i madh i industrisë është se 15 milionë tonët që Shtetet e Bashkuara importuan vitin e kaluar nga vende të tjera përveç BE-së do të ridrejtohen drejt bllokut nëse vendosen tarifa./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.