Makinat e firmës Volkswagen kanë kryesuar në Shqipëri për vitin 2021, duke thyer mitin e dëshirës së shoferëve shqiptarë për firmën Mercedes Benz.
Gjatë vitit 2021, shqiptarët kanë blerë 13 mijë makina të markës Volkswagen dhe pak më shumë se 11 mijë, të markës Benz. Në vend të tretë është Ford, ndjekur nga Toyota, Audi e Opel.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë vitit 2021, në vend u regjistruan 68 mijë e 514 mjete të reja, nga të cilat 58 mijë e 208 janë automjete. Vitin e shkuar u regjistruan 16 mijë automjete më shumë se në 2020-n.
Pjesa më e madhe e mjeteve që janë regjistruar të reja janë në Tiranë, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri. Pjesa më e madhe e mjeteve të regjistruara erdhën nga Italia e Gjermania.
Problematike është shifra e makinave të prodhuara nga viti 2005-2009, rreth 60% e tyre. Ndërsa 34.5% janë si vit prodhimi mbi vitin 2010. DPSHTRR-ja ndërkohë, ka udhëzuar ndalimin e lëvizjes së mjeteve më të vjetra se 2010-a.
Për llojin e lëndës djegëse, rezulton se rreth 48 mijë makina kanë naftën, të ndjekura nga rreth 13 mijë makina që kanë benzinën ndërsa më shumë se 5 mijë prej tyre kanë si lëndë djegëse kombinimin benzinë/gaz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




