Gazeta Si – Administratori i deleguar i grupit gjerman, Herbert Diess, ka konfirmuar për “Reuters” lajmin që ka qarkulluar muajt e fundit. Hyrja në gjeneratën e re të motorëve, me një teknologji të kthyeshme edhe për makinat e përdorimit të përditshëm, me bazë zgjedhjeje.
Projekti është prej kohësh, sot është bërë një hap tjetër në atë drejtim: markat e njohura të Volkswagen, Audi dhe Porschë, kanë vendosur të zbarkojnë në Formula 1. Lajmin e sjell për “Reuters” administrator i deleguar i grupit gjerman Volkswagen, Herbert Diess. Sipas tij, përgatitejet e Porsche për të hyrë në garat automobilistike janë pak më konkrete.

Periudha për të hyrë në garat automobilistike është parashikuar të jetë sezoni 2026, kur do të modifikohen sërish ‘power unit’, pas ngrirjes aktuale të ndikuar nga rregullat e reja për limitet e buxheteve. Për Audin do të ishte hera e parë, kurse për Porsche do të ishte një rikthim.
Sezoni 2026 nuk është një datë e rastësishme. Në atë kohë Formula 1 do të prezantojë gjeneratën e re të motorëve, me shfuqizimin në veçanti të Mgu-H, sistemit shumë të kushtueshëm të rikuperimit të fuqisë të prodhuar nga turrbina. Do të jetë një formulë menjëherë e kthyeshme në veturat e përdorimit të përdtitshëm dhe ky është edhe motivi i vërtetë për zbarkimin e Volkswagen në Formula 1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




