Gazeta Si – Shqipëria në volejboll për meshkuj arriti sot një fitore shumë të rëndësishme ndaj Bosnjë Hercegovinës. Djemtë e trajnerit Jani Melka e fituan me përbmysje këtë ndeshje eliminatore të Europianit, duke kaluar nga 0-2 në 3-2.
Kjo është fitorja e parë për Kombëtaren tonë në këto eliminatore. Ndeshjen e parë e humbi 3-0 me Rumaninë dhe me fitoren e sotme në “Feti Borova” situata rregullohet disi.
Boshnjakët fituan dy setet e para, të parin 25-19 dhe të dytin 25-11. Pastaj reagimi i kuqezinjve ishte i jashtëzakonshëm. Ata barazuan rezultatin 2-2, duke fituar setin e tretë 25-22 dhe të katërtin 25-21.
Seti final ishte mjaft emocionues dhe u fitua nga Shqipëria 15-13. Duhet theksuar fakti se në këtë ndeshje skuadrës sonë iu dëmtuan dy nga lojtarët më të mirë, Deliu dhe Qafarena.
Shqipëria bën pjesë në Grupin C të eliminatoreve të Europianit, bashkë Bosnjë Hercegovinën, Rumaninë dhe Zvicrën. Pas dy ndeshjes, kuqezinjtë kanë një fitore dhe një humbje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.