Gazeta Si – Shqipëria në volejboll për meshkuj regjstroi humbjen e radhës në eliminatoret e Europianit. Përsëri ndaj Zvicrës, që këtë herë nuk u la asnjë set kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Jani Melka.
Me humbjen 3-0 me Zvicrën dhe me një ndeshje të fundit për të luajtur me Rumaninë, Shqipëria i thotë ‘lamtumirë’ kualifikimit. Zvicra fitoi pa asnjë problem në “Feti Borova”, siç tregon edhe rezultati.
Zviceranët fituan setin e parë 25-19, të dytin 25-15 dhe të tretin 25-22.
Në 5 ndeshje të luajtura, djemtë e koshit kanë pësuar 4 humbje dhe kanë arritur vetëm një fitore, atë ndaj Bosnjë Hercegovinës. Në këtë situatë, ndeshja e fundit me Rumaninë ka vetëm vlera statistikore përe Shqipërinë.
Kuqezinjtë në volejboll meshkujsh nuk kanë asnjë shans kualifikimi. Ata renditen në vend të fundit në Grupin B të kualifikueseve.
Ndeshjet e Kombëtares së volejbollit
Rumani–Shqipëri 3-0
Bosnjë–Shqipëri 2-3
Shqipëri–Bosnjë 1-3
Zvicër–Shqipëri 3-1
Shqipëri–Zvicër 0-3
20 gusht
Shqipëri–Rumani
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.