Dominim i pastër në 3 ndeshje për titullin e 21 në historinë e volejbollit bardheblu për femra. Për të arritur dicka të tillë u desh kthimi i trainerit Gorenxa me të cilin, Tirana ishte shpallur kampione për të fundit herë, 12 vite më parë. Sukses që merr vlera akoma më të mëdha pasi arrihet ndaj rivales plurikampione në fuqi që nën drejtimin e trainerit Koja, një sezon më parë fitoi gjithcka të mundshme për të cilën luhej.

Në 6 jazvët e fundit Tirana e mundi 5 herë Skënderbeun. Katër fitore nga të cilat u arritën në “Pallatin e Sportit Tamar Nikolla” në Korcë, ku skuadrat diskutuan edhe Finalen e Kupës së Shqipërisë, të fituar më herët nga Tirana. Në përfundim të kampionatit është mësuar se traineri Orlando Koja ka dhënë dorëheqjen nga Skënderbeu me të cilin punoi dhe fitoi gjithcka në vitin e kaluar. Pas këtij suksesi, Tirana bëhet skuadra më e titulluar në vend.

Skuadrat kampione në volejbollin e femrave:
21 – Tirana
20 – Dinamo
8 – Skënderbeu
5 – Studenti, Partizani, Teuta
4 – Lushnja, UMB Volej
3 – Vllaznia
2 – Minatori
1 – Flamurtari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.