Politike

Vokshi: Masa e sigurisë ndaj mjekëve të Onkologjikut, vetëm maja e ajsbergut

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi përmes një deklarate për mediat se masat e sigurisë ndaj tetë zyrtarëve dhe mjekëve të QSUT-së, janë vetëm një hap i vogël dhe i vonuar për atë që po ndodh në Shëndetësi.

“Të marrësh nga shteti, t’i shesësh te privati ilaçet e kimioterapisë, që janë vija e fundit mes jetës dhe vdekjes të shqiptarëve të sëmurë, është makabre.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, të mos hetojnë majën e ajsbergut, por zemrën e korruptuar të sistemit, në qendër të të cilit nuk gjenden disa zyrtarët të vegjël, por radha e ministrave të Edi Ramës, nga Beqja te Manastirliu, radha e drejtuesve te QSUT shefave etj.

Orientimi i pacientëve me tumore drejt privatit, pasi i kanë shitur po privatit ilaçe anti-tumorale, për të cilat qytetarët kanë paguar një herë taksat, është fytyra e zezë e Edi Ramës, fytyra  e shëmtuar e një sistemi shëndetësor që ngriti Edi Rama me ministrat e tij ‘kampionë të korrupsionit”, tha ndër të tjera Vokshi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë