Ka ndodhur

Vodhi një turist italian, në pranga 33-vjeçari në Përmet

Gazeta Si – Një 33-vjeçar nga fshati Malshovë në Përmet është vënë në pranga pasi vodhi telefonin e një turisti italian 23 vjeç.

Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës” në Përmet, ku u bë menjëherë identifikimi dhe kapja e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë