Ka ndodhur

Vodhi mjete pune në disa biznese, vihet në pranga 31-vjeçari në Kamëz

Gazeta Si – Një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi vidhte mjete të ndryshme pune, në disa biznese në Kamzë.

Policia tha se Y.M., dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A. K. dhe A. Gj.

Mbi të rëndon akuza penale “Vjedhja”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë