Drejtësia

Vodhi kompjuterin dhe televizorin në zyrën e PD në Cërrik, arrestohet 36-vjeçari

 Nga Gazeta Si- Policia në Cërrik ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur televizorin dhe kompjuterin në zyrën e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Kallëzimi për rastin u bë mëngjesin e kësaj të premte nga sekretarja e degës së PD, e cila deklaroi se kur ka hapur zyrën ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga veprimet hetimore dyshohet se A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur K. Z.

Në pranga nga policia është vënë dhe 46-vjeçari, i cili bleu kompjuterin e vjedhur, pasi akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, ndërsa pajisjet janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Partisë Demokratike në Cërrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë