Ka ndodhur

Vodhi ilaçet për Covid 19 dhe të tumorit, arrestohet infermieri në Korçë

Një infermier është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 10 milionë lek të vjetra.

I arrestuari është Nikolin Ciko, 43 vjeç, banues në Korçë (me detyrë infermier pranë Urgjencës së Spitalit Korçë).

Rezulton se ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë