Ka ndodhur

Vodhi florinj në një banesë në Tiranë e i shiti në një argjendari, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi vodhi disa aksesore floriri në një banesë e më pas i shiti në një argjendari te rruga e Dibrës.

Policia vuri në pranga E.A, 31-vjeç banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri) në banesën e një 33-vjeçarje në zonën e Unazës së Re të cilat më pas i ka shitur.

Pas kontrolleve në banesën e 31-vjeçarit policia gjeti sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

31-vjeçari, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë