Ka ndodhur

Vodhi 8.160 euro në një banesë në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Gazeta Si – Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi vodhi mbi 8 mijë euro dhe sende me vlerë në banesën e një 26-vjeçari në Unazën e Re.

Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë